Maqedoni

Paralajmërimet për ulje inflacioni, qytetarët thonë se nuk e ndjejnë ndryshimin

15.08.2023 14:17

Nësë vizitoni marketet në vend disa nga produktet e caktuara si pelena mund t’i gjeni me çmime nga 800 deri në 1500 denarë...

Nësë vizitoni marketet në vend disa nga produktet e caktuara si pelena mund t’i gjeni me çmime nga 800 deri në 1500 denarë, pluhur për larje 900 denarë, shampon deri 400 denarë, vaj ulliri nga 76 deri në 87 denarë, qumësht nga 70 deri në 85 denarë, molla deri në 140 denarë dhe kajsi deri 165 denarë. Derisa autoritetët në vend i dhanë paralajmërimet për ulje të shkallës së inflacionit ku mesatarja për vitin 2023 do të jetë 8% ndërsa paga mesatare do të rritet, një pjesë e qytetarëve ankohen se ulje të inflacionit dhe rritje të standardin nuk po vërejnë. 
 
“Çmimet janë të larta, varëfëria po rritet çdo ditë dhe këtë e ndjejmë kur blejmë nëpër tregje, markete gjithcka është rritur dhe inflacioni nuk vërehet që është ulur.”, u shpreh një qytetar.
 
“E kaloj muajin por duke marrë hua.”, tha një qytetar.
 
“Nuk ndjejmë se ka ulje të çmimeve edhe pse kishte por përsëri u rriten dyfish, me një fjalë dua të them se është shumë vështirë për të mbijetuar.”, u shpreh një qytetar.
 
“Shumë vështirë me këto rroga dhe pensione, një herë të shkosh në market 
nën 2000 denarë nuk je.”, tha një qytetar.
 
Paga mesatare është ende më e ulët për rreth 200 euro se shporta e konsumatorit. Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është 36.465 denarë sipas Entit të Statistikës, ndërsa një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 49.000 denarë për të kaluar muajin.
 
GAZMEND KURTISHI