Liga e Konferencës, Struga TL ndeshjen e radhës në Elbasan

15.08.2023 15:06

Kampioni aktual i vendit në futboll Struga Trim Lum, tani më edhe zyrtarisht ndeshjet e saja evropiane të vlefshme për Ligën e Konferencës

Kampioni aktual i vendit në futboll Struga Trim Lum, tani më edhe zyrtarisht ndeshjet e saja evropiane të vlefshme për Ligën e Konferencës, do ti luajë në Elbasan. Lajmin për MIA e ka bërë të ditur drejtori sportiv i kësaj skuadre Besar Isaku. 
 
Po që se sigurojmë kualifikim në “play off” të Ligës së Konferencës, ndeshjet në të cilat duhet të jemi vendas do ti luajmë në Elbasan”, ka thënë Isaku për agjensisë e lajmeve MIA.  
 
Skuadra “liqenase” në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator me rezultatin 3:1 e mundi Esperanx të Luksemburgut. Ndeshjen e kthimit këto dy skuadra do ta luajnë të enjtën në Luksemburg, kur edhe do mësojmë se Struga do luajë ose në “play off”. Shkak për transferimin e skuadrës strugane në Elbasan, është ajo se stadiumi në Shkup është mbyllur dhe po bëhet sanimi i tij për ndeshjet eliminatore të shtatorit. 
 
Ndryshe nga inspektimet e UEFA-së, të bëra në stadiumet e vendit, është konstatuar se asnjë stadium në vend nuk plotëson standardet për zhvillimin e ndeshjeve të “play offit” të Ligës së Konferencës. 
 
Sonte në mbrëmje skuadra e Dinamo Zagrebit dhe AEK-ut nga Athina, do të luajnë ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje do luhet nën hijen e incidenteve të ndodhura javën e kaluar në Athinë. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet me 19 gusht në Athinë. Skuadra turke e Galatasarajit në terren vendas me Olimpia nga Lubjana, vetëm duket të vërtetojë kalimin në “play off”, po ashtu sikurse Braga e cila në transfertë do të përballet me kampionin e Serbisë. Po ashtu pritet edhe PSV në transferën e Gracit, të vërtetojë kalimin në “play offin” e Ligës së Kampionëve. Të tria këto skuadra në ndeshjen e para kishin fituar me nga tre gola diferencë.
 
Liga e Kampionëve
  • Dinamo Z. – AEK Athinë
  • Galatasaray – Olimpia L.
  • TSC  Baçka Topola – SC Braga
  • Servette – Rangers
  • Sturm Graz – PSV  Eindhoven
  • Olimpik M – Panathinaikos