Maqedoni

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Alternativa: Me procedurat, u shpërblyen fajtorët

15.08.2023 15:06

Laboratori i reporterëve IRL ka publikuar emision në të cilën shpalosen të reja rreth djegjes së spitalit modular në Tetovë...

Laboratori i reporterëve IRL ka publikuar emision në të cilën shpalosen të reja rreth djegjes së spitalit modular në Tetovë, e kjo ka bërë që partitë sidomos ato në opozitë të reagojnë ashpër për këtë ngjarje tragjike ku jetën humbën 14 persona. Ish Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Alternativës, Bekim Sali ka pohuar se të gjitha proceduar gjyqësore të realizuar deri më tani gjithçka mund të jenë vetëm zbardhjen e drejtësisë jo. Sipas ish Ministrit Sali, falë veprimeve të pamatura të ekzekutivit aktual viktimat e spitalit modular u dogjën për së dyti, ndërsa fajtorët sipas tij po shpërblehen.
 
“U dha rekomandimi që Ministria e Shëndetësisë duhet ta ndërpres kontratën për realizimin e punimeve, dhe të mos i paguaj më asgjë realizuesit, deri në përfundim të procesit gjyqësor. Pasardhësi im në korik të vitit 2023 për mes Qeverisë ka iniciar pagesën e borxhit ndaj kompanisë “Brako”, me fjal të tjera njëri ndaj fajtorët e pretenduar kryesorë në emisionin “Vrasja në Tetovë” është shpërblyer. Cili është detyrimi i kësaj Qeverie ndaj Koço Angjushevit, dhe pse Qeveria është në gjendje të bëjë edhe shkelje mbi kufomat e 8 shtatorit të vitit 2021, vetëm për të përfituar disa miliona euro më shumë.”, tha Bekim Sali, ish Ministër i Shëndetësisë.
 
VMRO: PP amniston persona të dyshimtë 
 
Alternativa dhe Sali kanë akuzuar edhe punën e Krye-Prokurorit Lubomir Jovevski, por ndaj këtij të fundit ka reaguar edhe partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, të cilët kanë akuzuar vendimin e Krye-prokurorit që përgjegjësia për vdekjen e 14 personave u reduktua në dy ose tre persona periferikë në sistem pa përcaktimin e saktë të përgjegjësisë reale.
 
“Është e çuditshme heshtja për lëshimet e Prokurorisë Publike në rastin e spitalit modular në Tetovë. Është e turpshme që përgjegjësia për vdekjen e 14 personave u reduktua në dy ose tre persona periferikë në sistem pa përcaktimin e saktë të përgjegjësisë reale. Prokuroria Publike si për këtë rast ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera amniston personat të cilët kanë dyshime të bazuara se kanë mangësi në punën e tyre dhe punojnë penalisht. Deri kur do të dridhet PP para oligarkisë dhe njerëzve në pushtet? Jovevski është vetëm një shtesë në këtë rast.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
Pas publikimit të emisionit në rrjetin social Facebook, shkurt ishte shprehur edhe Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, i cili shkurt ka shkruar se “Përgjegjësi patjetetër të ketë dhe do të ketë”. 
 
Nisma MMPT paralajmëron protestë në Tetovë
 
Në ndërkohë, Iniciativa Më Mirë për Tetovën ka paralajmëruar protestë, e cila do të zhvillohet të mërkurën në ora 12.00 para Gjykatës Themelore Tetovë.
 
FITIM KRYEZIU