Superkupa, Mançester Siti – Sevilja, të mërkurën në TVM
15.08.2023 15:08
Të mërkurën në mbrëmje, fituesja e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti, dhe ajo e Ligës së Evropës...

Të mërkurën në mbrëmje, fituesja e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti, dhe ajo e Ligës së Evropës, Sevilja, përballen me njëra-tjetrën në duelin e Superkupës së Europës, një ndeshje që zbret në fushën e blertë të stadiumit “Jorgo Karaiskaqis” të Athinës më të mirët e kontinentit të vjetër. Mançester Siti dhe Sevija janë përballur 4 herë në veprimtaritë evropiane të klubeve, me skuadrën angleze që i ka fituar të 4 takimet, por, në anën tjetër, Sevija është përmirësuar mjaft që nga ardhja e trajnerit Hozé Luis Mendilibar në mars të 2023-shit, duke eliminuar edhe fqinjen e Sitit, Mançester Junajtid, drejt sigurimit për të 7-tën herë të trofeut të Ligës së Evropës.
Kjo është hera e parë që Mançester Siti është në finalen e Superkupës, ndërsa për Sevijën është e 7-ta, por i ka humbur 5 duelet e fundit që kur mundi Barcelonën 3-0 në 2006, kur e fitoi për herë të parë dhe të vetme këtë trofe. Për Mançester Sitin, kjo është mundësia e dytë për trofe, pasi e ka shkuar pak ditë më parë dëm mundësinë për të fituar Superkupën e Anglisë, pasi u mund nga Arsenali. Superkupa e evropës Mançester Siti – Sevilja, do të vijë në transmetim direkt në servisin publik me fillim në ora 21:00.
