Vazhdon protesta e pensionistëve, Trençevska: Pensionet, sipas stazhit të punës
Ilaçe të shtrenjta, ndërsa pensionet e ulëta...

Ilaçe të shtrenjta, ndërsa pensionet e ulëta, kështu ankohen nga grupa më e moshuar e qytetarëve të cilët thonë se mezi e kalojnë muajin. Për këtë arsye ata mbeten në qëndrimin për rritje të pensioneve prej 3500 denarëve dhe pensionit minimal prej 18 mijë denarëve.
Sipas tyre kjo është e mundur nëpërmjet intervenimit n ligj ku kërkojnë që shteti të mbulojë 50 % për terapi shëndetësore dhe mundësi që 5 ditë secili penzioner të mundet të qëndrojë në mal, liqe apo banjë.
“Ju ka mbetur edhe pak për të jetuar, meritojnë që ato 5, 10 vite ti jetojnë një jetë dinjitoze. Është për të ardhur keq për historinë kur pensionistët dalin në protesta. Nuk kanë ardhur nga e mira këtu” – u shpreh një pensionist.
Ministrja Jovana Trençevska vlerëson se nësë pranohen kërkesat e pensionistëve, pasojat fiskale mbi buxhetin do të jenë 220 milion euro në nivel vjetor, me çka do të rëndohej fondi, por shton se nuk mund të barozohet pensioni i dikujt që punon 40 vite me të dikujt që ka më pak përvojë pune.
Trençevska akuzon se pas protestave të pensionisteve qëndron VMRO-DPMNE.
“Dikush që punon 15 vite nuk ka kontribuar në fond njejtë dhe nuk mundet që të merr pension të njejtë. Unë jam për drejtësi dhe drejtësi sociale dhe ketë duhet ta respektojmë. Nuk mundet dikush që 40 vite është harxhuar pa marrë parasysh ku ka punuar që të barazohet dikë që ka punuar 15 vite” – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
VMRO: Janë pasojat e “eksperimentit” pensional
Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se protestat janë si rezultat i politikave të këqija të pushtetit.
“LSDM me eksperimentim të sistemit pensional, ndryshimin e mënyrës së përllogartijes së pensioneve, me ndjekje joreale të inflacionit dhe masat e keqija, e ka marrë edhe të drejtën për pension të denjtë. Gjithë kjo që ndodh është dëshmi për gjendjen e keqe ekonomike, inflacionin dhe politikat e pasukseshme të BDI-së dhe LSDM-së të të cilat janë të përkushtuar vetëm në krim dhe korrupsion” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Vitin e kaluar u miratua zgjidhje sistematike për përllogaritjen e pensioneve, ku metologjida ndjek rritjen e infalcionit, shpenzimet për jetesë dhe pagën mesatare. Në vend ka 330 mijë pensionistë, ku 1/3 e tyre jetojnë me të ardhura minimale. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
