Botërori i femrave, Spanja është finalistja e parë
15.08.2023 15:19
Përfaqësuesja e Spanjës, ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re...

Përfaqësuesja e Spanjës, ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re, pasi në gjysmëfinale të këtij turneu me 2:1 e mundi Suedinë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Eden Park” në Auckland të Zelandës së Re, përfundoi me shifrat 2:1 në favor të futbollisteve spanjolle.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, u shënuan tre gola në 10-të minutat e fundit të ndeshjes për të përcaktuar fituesin. Për Spanjën, kjo është hera e parë që arrin në finale të Botërorit. Spanjollet kanë luajtur në tre botërorë, por asnjëher nuk kishin kaluar 1/8 e finales.
Suedia pas eliminimit do të luajë për vendin e tretë. Suedezet rrugës deri në ½ finale eliminuan favoritet më të mëdha amerikanet dhe japonezet. Kështu Kosovare Asllani, nuk do të bëhet futbollistja e parë shqiptare që ka luajtur në një finale të botërorit. Ajo ishte startuese ndaj Spanjës dhe luajti gjatë tërë ndeshjes te Suedia, ku edhe e barti shiritin e kapitenes.
Finalisti tjetër dhe kundërshtari i Spanjës, do të përcaktohet pas gjysmëfinales tjetër mes Australisë dhe Anglisë që luhet të mërkurën.
