Milanit kërkon ta huazojë shqiptarin e Chelsea
15.08.2023 15:22
Olivier Giroud, një francez që dikur luante për Chelsea, mund ta gjejë veten në fund të kësaj merkatoje me një tjetër...

Olivier Giroud, një francez që dikur luante për Chelsea, mund ta gjejë veten në fund të kësaj merkatoje me një tjetër blu pranë tij, në sulmin e Milanit. Armando Broja bëri debutimin e tij në ekipin e parë me Chelsea në mars 2020, duke zëvendësuar vetë Giroud. Po kështu, sipas “Gazzetta dello Sport”, Hugo Ekitike është ndër profilet që ëndërrojnë të zënë vendin e lojtarit të Milanit në qendër të sulmit të kombëtares franceze në të ardhmen.
Milani i ka sytë nga të dy, ndërsa mendon për të ardhmen e Lorenzo Colombo, të kërkuar nga Cagliari dhe Genoa. Nëse sulmuesi i rritur në akademinë e kuqezinjve thotë lamtumirë, siç ndodhi në dy verat e fundit, drejtuesit e “Djallit” janë gati të lëvizin për një tjetër qendërsulmues. Në listën e ngushtë të kuqezinjve, Broja është profili në “pole position”. Aq shumë interesohen për shqiptarin, sa tashmë Milani ka trokitur te Chelsean, duke marrë një përgjigje negative, për momentin. Në fakt, tek blutë po bëhen vlerësime edhe për të ardhmen e qendërsulmuesit shqiptar, të lindur në vitin 2001.
Pochettino pret ta lërë të largohet tani për tani, ndërsa kërkon të ndjekë evolucionin e merkatos së ardhshme. Për të njëjtën arsye, Chelsea nuk u hap për shitjen e Brojës te West Ham, një tjetër klub i interesuar për shqiptarin. Broja, 21 gola në 91 ndeshje profesionale midis Chelsea, Vitesse dhe Southampton (huazim i dyfishtë midis viteve 2020 dhe 2022), sapo është rikthyer në veprim, pas dëmtimit të rëndë që pësoi dhjetorin e kaluar. Ai është i uritur për të qenë në fushë rregullisht dhe luajtur vazhdimisht në nivele të larta.
Kjo është arsyeja pse Milani mund të përfaqësojë një zgjidhje të shkëlqyer për të. Huazimi me të drejtën e blerjes do të ishte formula ideale që mund t’i bënte të gjithë të lumtur (si çështja Tomori, i blerë nga Milani për 28 milionë, pas 6 muajsh huazimi për një milion, mund të gjurmohet). Sondazhi i këtyre orëve i ka ndihmuar kuqezinjtë të fokusohen te kjo pistë, ndërsa ditët në vijim do të tregojnë nëse dhe sa diferencë ka për të tentuar të nisin një negociatë të vërtetë për yllin shqiptar të Chelsea.
