Reagimet për vizitën e Kurtit, Besa: Vizita shpalosi nacionalizmin e fshehur
Lëvizja Besa me një pres konferencë....

Lëvizja Besa me një pres konferencë sot ka vlerësuar se vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, shpalosi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, të cilët këtë nacionalizëm fatkeqësisht ende e fshehin me gjuhë demokratike, tha nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.
“Ardhja e Albinit shpalosi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, të cilët këtë nacionalizëm fatkeqësisht ende e fshehin me gjuhë demokratike. Vallë, cila është arsyeja e vërtetë që ju pengon (Kovaçevskit, Mickovskit, Pendarovskit dhe BDI-së) vizita e kryeministrit të Republikes së Kosovës në Maqedoninë e Veriut? Arsyeja e vetme e reagimit histerik të institucioneve të shtetit tonë, me dozë etniko-nacionaliste sidomos ndaj vizitës së një Kryeministri të shtetit fqinj, është e papranueshme dhe kundër bashkëpunimit për fqinjësi të mirë. Ritheksojmë se rruga e vetme e RMV-së dhe R. Kosoves është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe përqendrimi në bashkëpunimin ndërshtetëror.” – tha Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.
Sejdiu tha se pozita dhe opozita maqedonase behen bashkë me qëndrim kur janë në pyetje shqiptarët, por sipas nënkryetarit të Besës, Blerim Sejdiu, ajo që nuk arrijmë t'i kuptojmë janë partitë shqiptare në qeveri, që aspak nuk dallojnë nga qëndrimet e partive maqedonase.
Sejdiu më tej tha se faktori shqiptar në Maqedoni ka nevojë imediate për hartimin e një Platforme të unifikuar kombëtare, duke qartësuar interesat politike. (Visar Sadiku, TVM2)
