Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”, Kryeministri ndan certifikatat për pjesëmarrësit
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski....

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendësin e parë të kryetarit të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, u ndanë certifikata pjesëmarrësve për përfundimin me sukses të Shkollës për liderë të rinj "Peace forum dialogue" me temë "Integrimi përmes pajtimit" organizuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
“Këtë vit shënojmë 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kur vendi ynë hapi një kapitull të ri të historisë së tij të re në frymën e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit zëvendësoi fjalimin e armëve në terren me fjalën e arsyes në tryezë, institucionalizoi çështjet e hapura dhe dërgoi mesazhin se problemet nuk zgjidhen me konflikt, por me dialog dhe debat. Dhe se, siç thotë edhe vetë marrëveshja, nuk ekzistojnë zgjidhjet territoriale për çështjet etnike” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Zëvendësi i parë i kryetarit të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi në ngjarje potencoi se një nga pikat kryesore të edicionit të dytë të "Peace forum dialogue" është mësimi dhe ligjërimi i vlerave të vërteta të politikave të bashkëpunimit, politikave evropiane dhe pro-amerikane, si një sukses i garantuar për një të ardhme më të mirë.
“Peace Forum Dialogue” si dhe “Peace Festival” – përcjellin vlerat e duhura të demokracisë, që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës. Ato japin mesazhe paqeje dhe tolerance për një të ardhme më të mirë” – u shpreh Zëvendësi i parë i kryetarit të Qeverisë, Artan Grubi.
Sipas Grubit, përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit dhe qytetarëve ju bëhet me dije se pasi vendi ynë u bë anëtar i plotë i NATO-s, do të vazhdoj edhe rrugës drejt BE-së. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
