Gjobiten nikoqirët e Kurtit, evituan himnin dhe flamurin e RMV-së

15.08.2023 17:32

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami...

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe ai Komunës së Çairit, Visar Ganiu janë thirrë në stacionet policore përkatëse dhe kanë dhënë deklarata rreth pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Do të paguajën gjoba pasi kanë evituar himnin dhe flamurin e Maqedonisë së Veriut.

“Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta”, - ka reaguar Kasami.

Ndërkaq kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka konfirmuar se ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse: Njëra për mos-intonimin e himnit shtetëror dhe mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë.

Ganiu tha se kallëzimet janë të ndikuara politikisht.