Futboll

Premier Liga: City rikthehet, kurse Celsi drejt titullit kampion. Fitojnë Liverpuli, Arsenali dhe M. United

05.03.2015 14:52

Kampioni aktual i Anglisë, Manchester City, i është kthyer fitores duke e mposhtur ekipin e fundosur në Premier League, Leicester City 2-0 në Etihad...

Pas disfatave nga Barcelona dhe Liverpooli, ekipi i Manuel Pellegrinit është këndellur me fitore, që erdhi me golat e shënuara nga mesfushorët: spanjolli David Silva dhe anglezi James Milner.Lideri, Chelsea, ka vazhduar të mbajë distancën ndaj ndjekësve të saj me fitore ndaj West Ham Unitedit në derbin e Londrës.

Mesfushori fantastik belg, Eden Hazard, ka shënuar golin e vetëm të takimit që i ka siguruar fitoren ekipit të Jose Mourinhos dhe tre pikët e reja në rrugën e tyre drejt titullit kampion.

Një gol i shënuar në pjesën e parë dhe një në të dytën i mjaftuan skuadrës së Liverpoolit që të arrijë kështu fitoren e radhës ndaj Burnleyt  me rezultatin 2 me 0. Goli i parë erdhi në minutën e 29-të nga Jordan Henderson. 6 minuta pasi filloi pjesa e parë, erdhi edhe goli i dytë për vendasit.

Kësaj radhe ishte Daniel Sturridge ai i cili realizoi me kokë pas një asistimi nga golashënuesi i parë, Henderson. Liverpool tani pozicionohet në vendin e pestë me 51 pikë, 2 më pak se Manchester United në vendin e 4-të .Arsenali ka mposhtur Queens Park Rangersin me rezultat 2 me 1.

“Topçinjtë” fitoren e katërt rresht në ligë e siguruan me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.Olivier Giroud realizoi i pari në minutën e 64-të për epërsinë e parë të skuadrës së Arsene Wengerit, ndërsa Alexis Sanchez pesë minuta më vonë realizoi golin e dytë të Arsenalit.

QPR arriti të ngushtonte rezultatin përmes Charlie Austinit që realizoi një supergol në minutën e 82-të, por pavarësisht rasteve tjera rezultati mbeti i pandryshuar.Me fitoren e katërt rresht Arsenali mban pozitën e trete.

Manchester United ka mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat minimal për të mbetur në garë për pozitën që siguron kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Një minutë para se të përfundonte ndeshja, mbrojtja e Newcastlet gaboi për t’ia mundësuar Rooneyt që të bënte presion te portieri vendas i cili gaboi në pasim dhe Young u gjend më së miri për t’ia siguruar fitoren Unitedit me një gjuajte të lehtë.