Shtohet ofanziva ruse, granatime në shumë pjesë të Ukrainës

15.08.2023 18:48

Moska ka kryer seri sulmesh me raketa....

Moska ka kryer seri sulmesh me raketa në shumë qytete të Ukrainës, njoftuan Forcat e Armatës Ajrore në Kiev. Në Lviv disa raketa goditën ndërtesat e banimit. Janë shkatërruar rreth 100 shtëpi, ndërtesa banimi si dhe  sheshi i lojrave të fëmijëve.

“Para një dite ky vend ishte park për fëmijët. Raketa drejpërdrejt e goditi parkun. Ndërtesat e banimit janë shkatërruar, kati i sipërm është rrëzuar” – tha Kryetari i Lviv, Andrij Sadovji.

Janë evakuuar civilët nga vija e frontit verilindorë të Ukrainës, aty ku Rusia kohën e fundit i ka shtuar sulmet.

“Këtu vërtetë është shumë e vështirë të jetojsh për shkak të granatimeve të vazhdueshme. Zjarri shpërtheu tre shtëpi larg shtëpisë sonë” – tha Victoria Çumak,  banore në Kupiansk.

“Ndërsa rusët qëndrojnë në vend kishte granatime nga larg, tani  mbi kokat tona fluturojnë raketa dhe bomba” – tha Oleksandr Vasilijoviç, banorë në Hrishivkë.

Presidenti rus, përsëri akuzon Perendimin që e nxit konfliktin dhe se shkakton konflikte në vende të tjera.

Sipas Putinit, NATO-ja konfrontimin e luftës e bart edhe në hapsirën informative duke përdorur forma ushtarake dhe jo ushtarake për të bërë presion.

“Mund ta shohim qartë se ku na shpie politika e flake-vënjes në shembullin e Ukrainës, duke pompuar miliarda dollarë në regjimin neo-nazist, furnizim me pajisje, armë, municione, duke dërguar këshilltarët e tyre të luftës dhe mercenarët. Gjithçka bëhet që të ndizet konflikti akoma më shumë dhe që të përfëshihen shtetet tjera pas.” – deklaroi Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

SHBA-të lëshuan një paketë të re sigurie për të ndihmuar Ukrainën në vlerë prej 200 milion dollarësh. Duke i siguruar  Kievit edhe një dërgesë tjetër  me municione dhe automjete taktike.

Presidenti i Ukrainës vizitoi shtabet e brigadave të cilët zbatojnë operacione ushtarake në rajonin e Donjeckut. Sipas tij,ushtria ukrainase përparon në Bahmut.

“Kam pasur nderin të shpërblej më të mirët, t’i faliminderoj të gjithë në çdo  brigadë për guximin e tyre dhe rezultatat që kanë dhënë për të mirën e Ukrainës.  Kemi detaje dhe diskurse të sinqerta  për veprimet tona positive, furnizim të forcave ushtarake, aftësitë e komandantëve” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Rusia javën e fundit i ka shtuar serit e sulmeve me raketa në të gjithë Ukrainën. Shënjestër kryesore e sulmeve ishin ndërtesat e banimit dhe portet e grurit, pas të cilave është ndërprerë furnizmime grurë. Kjo situatë më tëpër i ka prekur venet e varfëra të cilat kanë mbetur pa ushqim. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)