Kupat Evropiane: Barca ne finale te Copa del Rey, Lacio barazon me Napolin, kurse PSZH kalon Monacon
Sikurse në ndeshjen e parë gjysmëfinale, edhe në atë të kthimit, Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Villarealit për tu kualifikuar në finale të Copa del Rey...

Neymar me dy gola dhe një tjetër nga Luis Suarez kanë përcaktuar fatin e takimit, derisa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1-1. Me rezultat të përgjithshëm 6-2 Barcelona në finale pret fituesin e duelit Espanyol - Athletic Bilbao.
Lazio nuk ka arritur të sigurojë fitore në ndeshjen e parë si vendas në Olimpico ndaj Napolit. Ndeshja e parë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ka përfunduar me barazim 1-1, derisa Lazio erdhi në epërsi përmes golmakinës gjermane Miroslav Klose, që nuk njeh moshë, ndërsa napolitanët barazuan përmes të transferuarit nga Sampdoria, Manolo Gabbiandini.
Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, ka mbrojtur s portën Laciale. Paris St Germain ka eliminuar kundërshtarin më të rrezikshëm në rrugë drejt trofeut të Kupës së Francës. Ekipi i Laurent Blanc snë Parc des Princes ka arritur që të mposht Monacon me rezultat 2-0, përmes golave të David Luizit dhe Edinson Cavanit, në ndeshjen ku nuk u paraqit Zlatan Ibrahimovic.
Me fitore, Paris St Germain bëhet ekipi i dytë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Francës, pas St Ettienit. Bajerni i Mynihut vazhdon rrugëtimin e tij për në finalen e madhe të Berlinit në Kupën e Gjermanisë.
Rekordmenët arritën të kualifikoheshin në çerekfinale me shumë vështirësi përballë ekipit të Ligës 2, Braunshvajg.Kampionët në fuqi u kursyen duke fituar 2-0 falë golave të Alabës (45′) dhe Mario Gëces (57′). Për bavarezët ishte fitorja e 15-të radhazi në kupë, por i duhen edhe tri të tjera për të barazuar rekordin e Fortuna Dyseldorf.
