Maqedoni
Parashikimi i motit
16.08.2023 08:33
Vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve...

Vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit gjatë orëve të paradites. Gjatë orëve të pasdites moti do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor. UV=8.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 32°C.
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil dhe i ngrohtë me erë mesatare përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior.
