Botë

India përjashton Ukrainën nga vendet e ftuara në G20

16.08.2023 09:13

India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 të muajit të ardhshëm....

India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 të muajit të ardhshëm. Kjo u raportua nga Sky News, duke shtuar se Rusia u ftua, pavarësisht thirrjeve për ta përjashtuar atë nga grupi.
 
Një listë zyrtare e të ftuarve e publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se 8 shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
 
Mes shteteve jo anëtare pritet edhe Spanja, si e ftuar e përhershme. I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit. Kievi ishte ftuar në samitin indonezian në vitin 2022 dhe në G7 në Japoni në fillim të këtij viti.