Maqedoni

QMK: Të martën janë regjistruar 19 zjare

16.08.2023 13:21

Qendra për menaxhim me krizat bën të ditur se të martën në territorin e vendit kanë rënë gjithsej 19 zjarre...

Qendra për menaxhim me krizat bën të ditur se të martën në territorin e vendit kanë rënë gjithsej 19 zjarre, prej të cilave 18 janë shuar. Zjarre ka pasur edhe në Shkup, në fshatin Radushë - Komuna e Sarajit, në rrugën Skupi në Karposh dhe në parkun pyjor në Komunën e Gazi Babës. Dy zjarre ka pasur në Manastir ku digjej kashtë, një në Resensko, afër fshatit Dolna Bela Crkva, pastaj dy në Dollneni dhe nga një në Radovish, Kavadar, Rosoman, Zhelino dhe Vinicko. 
 
“Gjat ditës së djejshme ka patur 19 zjarre në hapësira të hapura kryesishtë bar të thatë, dhe pyje. Por zjarri ne komunen e Cesinovës në fshatin Sokolartsi ishte zjarri i vetem që kishte dalur jashtë kontrollit dhe i është afruar një fshati kryesisht me numer të vogël të banorëve përafërsisht 10 banor. Pasdite kemi intervenuar me aeroplanet ertraktor por për shkak të pamundësis së shuarjes së zjarrit me ertraktor i kemi shfrytëzuar dhe helikopterët e ministrisë së punëv të brendhshme. Gjat ditës së sotme kemi kontrolluar pjesën që kemi intervenuar dhe nuk kemi vërejtur zjarr aktiv.”, tha Stojance Angellov, drejtor i Qendrës për menaxhim me krizat.
 
Dje ekipet kundër zjarrit janë marrë me katër zjarre në Kumanovsko, afër fshatrave Romanovcë, Sllupçan, Pçinjë dhe Lubodrag. Zjarr ka pasur edhe në fshatin Berikovë të Kërçovës ku digjen kashtë, mbeturina dhe pyje.
 
GAZMEND REXHEPI