Maqedoni

MPPS: Brenda vitit zgjidhje për pensionin minimal

16.08.2023 14:05

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pret që deri në fund të vitit të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për përcaktimin e pensionin minimal....

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pret që deri në fund të vitit të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për përcaktimin e pensionin minimal, i cili do të jetë mbi kufirin e varfërisë. Ministreja Jovanka Trençevska, thotë se shpejti do të formohet  grupi pune i cili do të punojë në zgjidhjen e kësaj çështjes së pensionit minimal, i cili nuk do të vinte në dyshim sigurinë dhe stabilitetin e fondit pensional dhe kapaciteteve shtetërore. Por Trençevska e quan jo reale kërkesën për 18 mijë denarë pension minimal.
 
“Sa herë që krijohen politika, duhet të merret parasysh stabiliteti i fondit pensional. Pensioni minimal prej 18.000 denarë është kërkesë joreale, sepse paga jonë minimale është 20.000 denarë. Kjo do të nënkuptonte një ngarkesë shtesë për fondin pensional dhe do të çonte në një situatë ku pas tre apo katër muajsh do të duhet të pyesim nëse të gjithë 330 mijë pensionistët do të marrin pension.”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. 
 
Trençevksa shtoi se janë në pritje të të dhënave për të përcaktuar përqindjen e rritjes së pensioneve nga shtatori.
 
“Na pret harmonizim i ri me pensionin e shtatorit. Këto dit i pres të dhënat nga Enti i Statistikave në bazë të së cilës do të dimë sa është përqindja e saktë për harmonizimin e pensioneve të të gjithë pensionistëve. Zgjidhja ligjore që është në fuqi për momentin dhe me sjelljen e metodologjisë së re në vitin 2022, të gjithë pensionistët ranë dakord, që 50 për qind e kostos së jetesës dhe 50 për qind e rritjes së pagës mesatare, në gjashtë muajt e fundit e fundit, në krahasim me atë paraprak. Ne presim të marrim të dhënat dhe në bazë të tyre do të shohim se sa do të jetë rritja. Është e mundur gjashtë përqind, ndoshta pak më shumë, gjithçka varet nga të dhënat.”,  tha Trençevska.
 
Sipas metodoligjisë së re nga shtatori nuk do të ketë pension nën 13.300 denarësh, por pensionistët me anë të protestave prej disa ditësh kërkojnë që rritja të jetë më e lartë përkatësisht 3500 denarë në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët. Kërkesa e pensionistëve ka gjetur përkrahjen e Parisë Socialeiste, ndërsa Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit propozuar që pensioni minimal të jetë 300 euro. 
 
GAZMEND KURTISHI