Maqedoni

Shkup, zyrtarizohet sheshi “Skenderbeu”

05.03.2015 15:30

Edhe zyrtarisht u shpalos tabela me emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut, me të cilin është emërtuar sheshi në Çarshinë e Vjetër në Shkup...

Me pëlqim nga Qeveria, Qyteti i Shkupit, komunat e vendit, si dhe Kadastra ky shesh do të bartë emrin "Skenderbeu", deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se dikur ishte ëndërr e tanimë u bë realitet Sheshi “Skendërbeu” dhe prej sot kushdo që të orientohet këtu, duhet të orientohet në bazë të kësaj pike përmendore të Skënderbeut dhe sheshit “Skendërbeu”, i cili po formohet dita-ditës ashtu siç është planifikuar.
 
“Edhe në mënyrë zyrtare, që ka kaluar edhe në Qeveri edhe në Qytetin e Shkupit, tanimë do figuron pllaka me emrin e heroit tonë kombëtar. Në mënyrë simbolike deshëm të shënojmë këtë vendosje të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ndërsa do të vazhdojnë edhe emërtimet e tjera të rrugëve në gjuhën shqipe me emra nga historia shqiptare”- deklaroi kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti.
 
Mexhiti, njëherit theksoi se tabela u shpalos në prani edhe të intelektualëve që kanë dhënë shumë për Shkupin, por edhe në prani të pjesëtarëve të luftërave çlirimtare dhe ambasadorit të shqiptarisë. Ky shesh me emrin e Skenderbeut është gëzim dhe krenari për Shkupin, u shpreh punëtorja shumvjeçare e arsimit, Kimete Agai.
 
“Sheshi emërtohet sipas emrit Skenderbeu, kjo është një gëzim dhe krenari për ne, për Shkupin kjo punë u kry”- tha profesoresha, Kimete Agai.
 
Sheshi “Skenderbeu”, me realizimin e fazës së dytë do të jetë mbi 10 mijë metra katrorë dhe dalëngadalë po shndërrohet në sheshin kryesor të Shkupit, ku do të mbahen aktivitete të shumta kulturore, me çka do të kontribuojë edhe për ringjalljen e çarshisë, vlerëson kryetari i Çairit, Izet Mexhiti. 
 
GYLTENE SINANI