Ushtria ukrainase përparon në Donjetsk, Rusia pretendon se godet objekte ushtarake
Forcat ushtarake të Ukrainës....

Forcat ushtarake të Ukrainës kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjetskut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, vizitoi trupat ushtarake ukrainase në rajonin e Zaporizhia në kontekstin e kundërofensivës kundër ushtrisë ruse.
“Kemi dëgjuar nga komandantët e batalionit për përdorimin luftarak të pajisjeve dhe armëve të ofruara nga partnerët tanë. Falënderoja të gjithë luftëtarët tanë që morën trofe dhe vendosën pajisjet ruse në punë për Ukrainën. Ky nuk është vetëm racionaliteti i djemve tanë, kjo është gjithashtu një dëshmi e rëndësishme e aftësisë së heronjve tanë” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
SHBA-ja përsëri ka ndarë mjete për të ndihmuar Ukrainën, që të furnizohet jo vetëm me armatim por edhe me ndihma të tjera humanitare.
"Ka mbështetje të fortë në Kongres për këtë shtesë prej 25 miliardë dollarësh. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në këtë moment për Ukrainën në ofrimin e më shumë armëve, më shumë artileri me rreze të gjatë veprimi, avionë, dronë, pra, gjithçka që i nevojitet Ukrainës, por edhe ndihmë humanitare dhe mbështetje në sanksione më të forta. Amerika duhet aty për ta mbështetur Ukrainën në këtë luftë, sepse është luftë e përbashkët”. -u shpreh Senatori i SHBA-ve nga rradhët e Partisë Demokratike, Richard Blumenthal.
Pavarëisht sulmeve ruse nëpër objekte banimi, Rusia pretendon se sulmon objekte ushtarake
“Forcat e Armatosura Ruse kryen një sulm masiv me armë me rreze të gjatë veprimi me bazë ajrore dhe detare kundër ndërmarrjeve kryesore të industris ushtarake të regjimit të Kievit. Qëllimi i sulmit u arrit, të gjitha objektivat e synuara u shkatërruan. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës.” – deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.
Sipas raportit të OKB-së, deri tani reth 10 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë prej nisjes së konfliktit me Rusinë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
