Maqedoni
LSDM/VMRO, vazhdojnë përplasjet për vizitën e Kurtit
16.08.2023 16:06
LSDM ka arsyetuar thirrjet në polici të kryetarëve të Tetovës dhe Çairit Bilall Kasami dhe Visar Ganiu...

LSDM ka arsyetuar thirrjet në polici të kryetarëve të Tetovës dhe Çairit Bilall Kasami dhe Visar Ganiu. Të gjitha institucionet e kanë për obligim të veprojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, kualifikimet politike për thirrjet në MPB janë jo adekuate thonë nga LSDM, sipas të cilës tër opinion kishte mundësinë të shohin se ata që heshtin për rastin e ngjarjeve në Tetovë janë Hristin Mickoski dhe DPMNE.
“Ai nuk tha asnjë fjali për atë se nuk u interpretua himni shtetërorë, pse nuk u vendos flamuri shtetëror dhe me atë u vu në mbrojtje të plotë të partnerit të tij të kualicionit. Meqë ata nuk kanë se çfar të ofrojnë për qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve prandaj janë orientuar për krijimin e ndarjeve dhe tensioneve. Të gjith duhet ta kenë të qartë se koha e nacionalizmit ka përfunduar, se tensione dhe ndarje siç ka bërë 11 vite DPMNE populli nuk do të lejojë më.”, tha Fanica Nikollovska, deputete e LSDM-së.
Ndaj këtij qëndrimi të LSDM-së kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, nga e cila theksojnë se LSD është pushtet në vend, kanë lejuar hyrjen e Kurtit, i kanë mundësuar edhe sigurim për ngjarjen, e kanë përcjellur deri në kufi, dhe sot mbajnë pres konferencë për skandalet që u ndodhin në kohën e qeverisjes së tyre.
“LSDM janë aq të humbur në disfatat e përditshme dhe nuk mund të lidhin fundin me fund nga disfatat, prandaj mbajnë press konferenca me qëllim të përçarjes së popullsisë.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Kasami: Partitë maqedonase me ndikim të Beogradit
Reagimet e partive maqedonase për vizitën e kurtit dhe tubimet në Çair dhe Tetovë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami thot se vijnë për shkak të ndikimit të Beogradit.
“Te partitë maqedonase unë më shumë shoh elemente edhe më tutje të ndikimit të Beogradit në politikën dhe në politika të caktuara në partitë në Maqedoninë e Veriut dhe ideja dihet, është izolimi i kryeministrit të Kosovës dhe Kosovës në këtë betejë përfundimtare për shtetësinë e Kosovës në raport me Serbinë.”, tha tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami tha se këto reagime janë të pa arsyeshme dhe se Kryemisnitri Albin Kurti është një mik i Maqedonisë së Veriut dhe Kosova është një shtet mik i vendit.
BELINDA KOKA ADEMI
