Sot u shënua fillimi i punimeve të rikonstruimit të tërësishëm të pompave të sistemit vaditës të fushës së Dibrës

16.08.2023 18:05

Në prani të përfaqësuesve të ministrisë të Bujqësisë....

Në prani të përfaqësuesve të ministrisë të Bujqësisë, pushtetit lokal, bujq dhe qytetarë të intersuar sot në bregun e liqenit të Dibrës u shpall hapja solemne e punimeve për rikonstruimin e tërësishëm të pompave të sistemit vaditës të fushës së Dibrës.

Fillimisht të pranishmëve ju drejtua ministry i Bujqësisë Ljupço Nikollovski, i cili mes tjerash tha se është ky angazhimi i qeverisë në reralizimin e qëllimeve, siç vlerësoi ai nuk ka bujqësi të zhvilluar  pa ujë për vaditje, pa sitem të ri për vaditjen e fushës.

Në rikonstruim gjatë vitit të para pashihet rregullimi i tërësisëhm i godinës dhe pompave për ngritjen e ujit nga liqeni i Dibrës për ta sjell ujin në sistemin vaditës.

Ky sistem, do të përfshijë rreth 1600 hektar tokë në fushën  e Dibrës.

I gjith projekti do të rrealizohet në dy faza, në fazën e parë rregullimi i pompave, ndërsa në fazën e dytë rregullimi i kanalit kryesor dhe sistemi i gypave shpërndarës i ujit për vaditjen e fushës së Dibrës.

Faza e parë do të kushtojë mbi 130 milion denarë dhe duhet te realizohet brenda 12 muajve, tha mes tjerash ministri Lupço Nikollovski.

Në këtë hapje të punimeve folën edhe Zëvendës Ministrja në ministrinë e Bujqësisë Vjollca Berisha si dhe Kryetari i komunës, Hekuran Duka, të cilët shprehën se ky proekt do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë së Dibrës. (Atli Dema, TVM2)