Grubi: Pa BDI nuk bëhet rruga Tetovë-Prizren

16.08.2023 16:55

Vizita e kryemisnitrit të Kosovës u keqpërdor...

Vizita e kryeministrit të Kosovës u keqpërdor, ndërsa pa BDI-në nuk mund të vendoset as tabela e rrugës në Çair me emrin “Adem Demaçi” dhe as nuk mund të ndërtohet rruga Tetovë – Prizren.

Kështu ka deklaruar numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, i pyetur rreth vizitës së kryeministrit Kurti në Çair dhe Tetovë, duke shtuar se vizita e Kurtit është e mirëseardhur.

Këto komente Grubi i bëri në panairin e parë të punësimeve në kuadër të koridorit 8 dhe 10D.