Lloga takon Jovevskin për spitalin modular
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga....

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar takim me Prokurorin Publik, Ljubomir Joveski, ku është biseduar lidhur me aktivitetet që po ndërmerren për rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë.
Siç njoftojnë nga minsitria e drejtësisë: “në takim u bisedua për rrjedhën e procedurave të udhëhequr nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë”.
Lidhur me rastin e spitalit modular në Tetovë, Ministri i Lloga, gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, bëjnë të ditur nga Minsitria e drejtësisë.
