Botë

Moti i keq kaplon ShBA-të, 7 persona gjejnë vdekjen

05.03.2015 16:00

Moti i keq në disa pjesë të SHBA-ve ka shkaktuar vdekjen e 7 personave, ndërsa për shkak të të ftohtit ekstrem 199 persona janë shtruar në spital...

Vala e të ftohtit ka përfshirë dhe shtetin amerikan të Ohajos nga një stuhi e fortë, si dhe pjesën jug-perëndimore, në veçanti Kaliforninë. Në disa pjesë është regjistruar dëborë dhe stuhi, ndërsa autostrada "Pacific Coast" për shkak të rrëshqitjeve të dheut është mbyllur. 
 
Në Aeroportin Ndërkombëtar "Fort Worth" në Dallas janë anuluar 600 fluturime. Në Ohajo, për shkak të motit të keq është pezulluar mësimi në qindra shkolla.
 
Sipas autoriteteve amerikane, në shumë pjesë të vendit ka pasur qindra aksidente trafiku. Në pjesën e Virginias perëndimore, për shkak të rrezikut të përmbytjeve shumica e popullsisë është evakuuar.
 
LEUNORA KALIQI