Kagimu nga Uganda futbollisti i Rabotniçkit
16.08.2023 20:02
Skuadra e Rabotniçkit....

Skuadra e Rabotniçkit, dy javë pas nisjes së sezonit të ri, në mesin e tyre ka sjellur një futbollist të ri. Bëhet fjalë për Shafik Kagimu, I cili vjen nga skuadra kampione e Kenisë, Ger Mahia Nairobi.
Mesfushori nga Uganda dhe “romantikët” kanë firmosur kontratë dy vjeçare.
24- vjeçari, karrierën e tij e ka nisur tek skuadra e URA Kampalla të Ugandës, prej nga kaloi në kampionatin e Kenisë.
Për Kagimu, Rabotniçki është skuadra e parë evropiane për të cilën do të luajë.
