Superkupa e UEFA-s, Sevilla dhe City kërkojnë trofeun e parë sezonal

16.08.2023 20:18

Sot në mbrëmje (21:00) luhet ndeshja mes Sevillës dhe Manchester Cityt....

Sot në mbrëmje (21:00) luhet ndeshja mes Sevillës dhe Manchester Cityt që vlen një trofe prestigjioz siç është Superkupa e Europës.

Pas tripletës edicionin e shkuar, Manchester City është i vendosur për trofeun e parë këtë edicion. Të mërkurën mbrëma City do të përballet me skuadrën e Sevillas në kuadër të Superkupës së Evropës.

Kjo ndeshje nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, ndërsa do të transmetohet në TVM.

Ky është edicioni i 48-të i kësaj ndeshjeje dhe City po e kërkon për herë të parë këtë trofe. Në anën tjetër, Sevilla synon trofeun e dytë pas pesë finaleve të humbura më parë. Kështu që, dueli me Sevillan është tejet i rëndësishëm për ekipin e trajnerit Pep Guardiola, i cili në këtë ndeshje do të jetë pa mesfushorin Kevin de Bruyne.

Skuadrat spanjolle e kanë fituar trofeun në 10 nga 14 Superkupat e fundit të UEFA-s. Real Madridi fitoi katër trofe (2014, 2016, 2017, 2022), ndërsa Barcelona (2009, 2011, 2015) dhe Atletico Madrid (2010, 2012, 2018) nga tre.

Real Madridi, Barcelona dhe Milani ndajnë rekordin për më së shumti trofe të Superkupës së UEFA-s, pesë sosh secili.