Boks profesionist, Marku godet rivalin në mes të intervistës

16.08.2023 21:52

Boksieri shqiptar, Florian Marku....

Boksieri shqiptar, Florian Marku i cili do të zhvillojë ndeshjen e tij të bosit më 2 shtator u përfshi në një incident të papritur gjatë një interviste.

Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.

Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon.

Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë dhe Marku vijoi me intervistën.