Anglia dhe Spanja në finalen e madhe të botërorit
Anglia është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror...

Anglia është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror, pasi të mërkurën mposhti Australinë, me rezultat 3-1, në gjysmëfinalen e luajtur në Sidnej.
Dueli mes Australisë dhe Anglisë, ka dhuruar një sfidë interesante me aksion dhe raste të mira si dhe katër gola të shënuara.
Në pjesën e parë, Anglia shënoi një gol për të realizuar edhe dy të tjerë në të dytën për ta konfirmuar fitoren dhe kualifikimin në finale.
Australia krejt çka arriti në këtë duel, ishte të shënoj gol në fillim të pjesës së dytë por që nuk mjaftoi për ta evituar humbjen.
Për Anglinë, kjo është hera e parë që do të paraqitet në finale të Botërorit pasi suksesin më të madh deri më tani e kishte vendin e tretë që e arriti në vitin 2015.
Tani Anglia, ka mundësi që të bashkojë titullin e kampionit të Evropës dhe atë të botës.
Në finale, Anglia do të përballet me Spanjën, që po ashtu për herë të parë po e kërkon titullin e botës.
Ndeshja finale do të luhet në Sydney të dielën, ndërsa një ditë më herët, Australia do të përballet me Suedinë në ndeshjen për vendin e tretë që zhvillohet në Brisbane.
