Botë
Ukrainë, 5 marsi ditë zie për tragjedinë në Minierën “Zasjadko”
05.03.2015 16:03
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e nënshkroi dekretin me të cilin ditën e sotme, 5 marsin, e shpalli ditë zie për minatorët që humbën jetën në Minierën...

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e nënshkroi dekretin me të cilin ditën e sotme, 5 marsin, e shpalli ditë zie për minatorët që humbën jetën në Minierën e qymyrit "Zasjadko" në qytetin lindor ukrainas Donjeck, njoftoi pres-shërbimi i presidentit të Ukrainës, i cituar nga TASS.
Dje në mëngjes, në minierë ka pasur shpërthim i cili është shkaktuar nga metani. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale pro-ruse, në minierë gjatë shpërthimit kanë qenë 230 minatorë. Autoritete mbrëmë njoftuan se në avari jetën e kanë humbur gjithsej 33 minatorë.
LEUNORA KALIQI
