Botë
Siri, 50 ushtarë të Asadit vdesin në Halep
05.03.2015 16:05
50 ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit me eksploziv në tunelin i cili ishte gërmuar poshtë ndërtesës së Degës së Inteligjencës Ajrore të Regjimit të Asadit në qytetin Halep të Sirisë...

Burimet flasin se forcat opozitare shkaktuan shpërthim në tunelin e gërmuar për tre muaj poshtë kësaj ndërtese, ku nga shpërthimi një pjesë e madhe e saj është shembur.
Ndërsa Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian në lidhje me shpërthimin në fjalë ka theksuar se shumë ushtarë të regjimit kanë humbur jetën dhe se mes opozitarëve dhe forcave të Asadit po përjetohen konflikte të ashpra në rajon.
Gjithashtu pretendohej se ndërtesa e Degës së Inteligjencës Ajrore përdorej si bazë ushtarake dhe qendër torturash për të burgosurit.
LEUNORA KALIQI
