OEMVP, tatimi solidarë ndikim negative te kompanitë

17.08.2023 17:27

Tatimi solidar me procedurë të shpejtë....

Tatimi solidar me procedurë të shpejtë në parlamentin e vendit ka irituar kompanitë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Përëndimore vlerëson se tatimi në mënyrë retroaktive do të reflektojë negativisht në zhvillimin e strategjive të kompanive si dhe do të rritë konkurencën jolojale.

Durim Zeqiri nga OEMVP-ja thotë se komisioni për mbrojtje të konkurencës si komision i pavarur duhet të raporton mbi punën e kompanive gjatë krizës së pandemisë dhe më pas asaj energjetike, se cilat kompani kanë keqpërdorur fonde dhe kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Vë në pikëpyetje gjitha projektet dhe investimet e tyre për shkak se mjetet janë të majme duke pasur parasysh krizat që kanë kalu dhe në ndërkohë ndoshta nuk mund ta shlyejnë atë obligim, pasi që ato mjete janë dedikuar diku tjetër. I gjithë ky koncept tregon se qasja e insitucioneve është e gabuar. Duhet të bëhet analizë nga komisioni për mbrojtje të konkurrencës, çfarë pune është bërë, të ndjekim raportet e komisionit nëse ka kompani që kanë keqpërdorur krizat dhe kanë përfituar më shumë. Ky ligj do të stimulojë ekonominë gri, pasi që kompanitë do të kenë ndrojë të raportojnë mbi sukseset e tyre dhe kompanitë do të mund të shmangin këto kërkesa të qeverisë” – tha Drejtori Ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri.

Mesazhi që dërgohet tek biznesi është se asnjë investitor nuk është i sigurtë se nuk do te penalizohet në mënyrë retroaktive, kemi iniciativë që të ulet dhe norma e tatimit në fitim pasi që kompanitë kanë pësuar shumë në të kaluarën , thotë Zeqiri. (Gazmend Rexhepi, TVM2)