Man.City fiton Superkupën e Evropës
Për herë të parë në histori, Manchester City fiton Superkupën e Evropës. Në Athinë, skuadra angleze shijon këtë sukses, por përballë ekspertëve të Sevilla-s, për kësisoj ndeshje vuajtën jo pak, u desh ruleta e penalltive për të shpallur fituesin e Superkupës...

Manchester City është fitues i Superkupës së Evropës pasi në Pire e mundi Sevillën, me rezultat 5-4 pas penalltive pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.
Dueli mes dy skuadrave më të mira të kontinentit për sezonin e shkuar, ka dhuruar një sfidë interesante, edhe pse të besuarit e Pep Guardiolës më mirë e kontrolluan lojën, megjithatë, ‘Qytetarët’ këtë trofe e fituan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Sevilla kalojë në epërsi përmes Y. En-Nesyri (25’) prej 0-1. Në pjesë lojën e dytë, City ka shënuar golin e barazimit dhe atë e arritën me anë të Palmer (63’).
Për Manchester Cityn është hera e parë që fiton trofeun e Superkupës së Evropës.
Është edhe trofeu i katërt për Cityn në vitin 2023, pas trofeut të Premier Leagues, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.
