Përfitime rekord, FSHF 900 milionë lekë nga biletat

17.08.2023 17:40

Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator....

Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator, ku do të mësohet fati i Kombëtares për një kualifikim të mundshëm në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm.

Kombëtarja shqiptare ndeshjen e parë do ta luajë në transferte ku do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u përballur në datën 7 dhe tri ditë më vonë do të presë në “Air Albania”, kombëtaren polake.

Ashtu si në transfertën çeke në “Fortuna Arena”, ku janë 1 mijë bileta të  vëna në dispozicion për tifozët, edhe me Poloninë në Tiranë do të kemi një stadium plot, teksa shihet që ka një interes të jashtëzakonshëm për këtë takim.

Shumë herët përpara ndeshjes janë shitur të gjitha biletat.

“Panorama Sport”, shkruan se  FSHF-ja vetëm nga biletat ka arkëtuar pothuajse 900 milionë që është një shifër rekord. Shitja parakohe e biletave lidhet me faktin se me ardhjen e trajnerit Silvinjo, interesi për të ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare është ritur.

Shqipëria mban vendin e dytë në grup dhe ka  gjasa të mëdha për një kualifikim në Euro 2024 që do mbahet në Gjermani.