Botërori i mundjes, Alili dhe Bislimi me renditje të njëjtë
Mundësit e Maqedonisë në Veriut, të cilët u paraqitën në botërorin e mundjes U20 Alili dhe Bislimi, nuk ia dolën të fitojnë medalje. Amerikanët ishin më të mirë në luftat për medalje të bronztë…

Besir Alili në kategorinë 61 kg, si dhe Shaqir Bislimi në kategorinë 86 kg., shënuan rezultat identik duke u renditur në pozitën e pestë të botërorit të mundjes U20, që po mbahet në Aman të Jordanit.
Të dy mundësit shkupjan kishin fatin e njëjtë që në luftë për medaljen e bronztë për kundërshtar të kenë amerikan.
Alili në luftën për medaljen e bronztë me rezultatin 11:1, u mund nga amerikani Nikolas Pirs Buzakis.
Ndërsa Shaqir Bislimi në kategorinë 86 kg. po ashtu u mund nga mundës amerikan. Këtë me rezultatin 11:0 e mundi Benet Kein Berxh. Bislimi për të ardhur deri tek lufta për medalje në re pasazh u desh të fitojë dy lufta.
