Liga e Konferencës, tradita në anën e Struga TL
Kampionin aktual të vendit Struga Trim Lum...

Kampionin aktual të vendit Struga Trim Lum, e ndajnë vetëm 90 minuta nga sigurimi i luajtjes në “play offin” e Ligës së Konferencës së UEFA-së.
Sonte nga ora 20:00, struganët në Luksemburg do të luajnë ndeshjen e kthimit me përfaqësuesin e këtij vendi Esperanzh.
“Liqenasit” një javë më parë në Shkup, me rezultatin 3:1 i mundën, ku në qendër ishte Besart Ibrahimi që shënoi hat trik.
Shikuar paraqitjet e Strugës, këtë verë në arenën evropiane mund të shpresojnë në traditën e cila thotë se “Liqenasit”, në këtë verë nuk kanë humbur në transfertë.
Siç dihet Struga TL, në transfertë me Zhalgiris, luajti baras 0:0, ndërsa në Podgoricë me Buduçnostin, këta fituan me 4:3.
Po ashtu edhe këtu kishim “hat-trik” të shënuar nga Radevski.
“Liqenasit” në këtë përballje janë vetëm favorit në letër dhe do shpresojnë se do ia dalin të mbrojnë dy golat epërsi të ndeshjes së parë dhe kështu për herë të parë të luajnë në “play off” për kualifikim në fazën e garave në grupe të Ligës së Konferencës.
