Kuleba, toka ukrainase nuk është në treg
Ukraina përjashton mundësinë e heqjes dorë...

Ukraina përjashton mundësinë e heqjes dorë nga një pjesë e teritorit të saj që ti mundësohet anëtarësimi në NATO.
Minsitri i mbrojtjes Kuleba ka thënë se mbanë marrëdhënie të mira me sekretarin gjeneral të NATO-s, Stoltenberg, me të cilin siç tha ai ndajnë qëndrim të njejtë se nuk mund të tregtohet me teritorin ukrainas.
Ai njëherit beson se ushtria ukrainase do t’ia dalë ta mposhtë ushtrinë okupatore ruse.
“Ushtria ukrainase do ta çlirojë tërë territorin që është okupuar nga forcat ruse, pa marrë parasysh se sa kohë është e nevojshme. Qëllimi ynë është fitorja, çlirimi i territoreve tona në kufijtë e vitit 1991 dhe nuk e shqetësohemi se sa do të zgjas” – tha Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Zelensky, terroristët rus po sulmojnë portet
Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, thotë se ushtria ruse vazhdon ti shënjestrojë portet ukrainase.
“Terroristët rus përsëri qëllimisht po i sulmojnë portet tona. Në shënjestër ishte infrastruktura e përfshirë në sigurimin e ushqimeve për tregun global” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.
SHBA-të i kanë dënuar sulmet ruse të cilat me fluturake pa pilot i kanë sulmuar magazat e grurit dhe portet. Autoritetet ushtarake ukrainase njoftojnë për luftime të ashpra dhe sulme ruse në porte. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
