Shtensionimi në Veri të Kosovës, Osmani: 7 policë serb janë dorëhequr
Në Kosovë, shtatë policë të komunitetit sërb...

Në Kosovë, shtatë policë të komunitetit sërb kanë dhënë dorëheqje, ka konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas Osmanit, fajtor për këto dorëheqje është Beogradi.
“Ka tashmë informata të konfirmuara, sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, që rrezikimi i këtyre pjesëtarëve, frikësimi, shantazhimi, vijnë drejtpërdrejt nga Serbia. Burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon që nëpërmjet institucioneve të veta ilegale dhe kriminale në Kosovë t’iu bëjë presion qytetarëve serbë, të cilët janë pro-integrimit, të cilët janë pro-bashkëpunimit, dhe të cilët janë pro-shfrytëzimit të të drejtave që ua ofron atyre edhe kushtetuta, por edhe Marrëveshjet e Brukselit" – është shprehur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për, siç ka thënë ajo, shkeljen e Marrëveshjeve të Brukselit.
