Ukrainë, SHBA miraton dërgimin e aeroplanëve F-16
Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16....

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, ashtu që vendi të mbrohet nga pushtuesit rusë, në momentin kur të përfundojë trajnimi i pilotëve.
“Ne e mirëpresim vendimin e Uashingtonit për ta hapur rrugën drejt dërgimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë”, ka thënë ministri i Jashtëm holandez, Vopke Hoekstra.
“Tani, ne do ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë evropianë”.
Edhe Danimarka ka thënë se do ta diskutojë këtë çështje.
“Qeveria e ka thënë disa herë se donacioni është hap i natyrshëm pas trajnimit. Ne jemi duke diskutuar këtë gjë me aleatët e ngushtë dhe pres që shumë shpejt të jemi më konkretë”, ka thënë ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen.
Një koalicion prej 11 shtetesh pritet të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorim të aeroplanëve F-16 këtë muaj në Danimarkë.
