Struga Trim Lum – Brejdablik do të luhet në Ohër

18.08.2023 18:22

Lajm i mirë për futboll dashësit e vendit nga UEFA, e cila ka njoftuar FFM-në, se kampioni i vendit Struga Trim Lum, nuk duhet të kërkoj stadium për të zhvilluar ndeshjen e play offit…..

Përfundimisht skuadra e Struga Trim Lum, ndeshjen e saj të play offit me Brejdablik, do ta luajë në terren vendas gjegjësisht në Ohër.

“Para pak çastesh FFM-ja , ka marrë konfirmimin nga UEFA se stadiumi  në Ohër, do të jetë nikoqir i ndeshjes së play-off-it Struga Trim Lum - BrejdaBlik nga Islanda e vlefshme  për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Pas këtij vendimi të UEFA-së, komisioni i garave të FFM-së është  detyruar të ndryshojë programin  e javës së dytë të LDFM-së dhe derbin lokal Ohri – Karaormani, ta shtyjë  për me 30 gusht.

Ky vendim është marrë  me të vetmin qëllim për ti krijuar të gjitha kushtet e nevojshme në stadium për organizimin e ndeshjes së “play offit”, të Ligës së Konferencës së UEFA-së.