Qëndrimi i VMRO-së rreth ndryshimeve, Kovaçevski: Janë pro bllokimit dhe izolimit
Kreu i ekzekutivit dënoi qëndrimin e VMRO DPMNE-së....

Kreu i ekzekutivit dënoi qëndrimin e VMRO DPMNE-së rreth ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin Republikan.
Sipas Kovaçevskit, VMRO DPMNE me qëndrimin kundër, edhe një herë ka dëshmuar se është pro bllokimit dhe izolimit të vendit. Sipas tij, ikja nga debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese, lë të paqarta qëndrimet e tyre për një marrëveshje të re me Bullgarinë dhe BE-në.
Veç kësaj, Kovaçevski thotë se qëndrimi i VMRO DPMNE-së është në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve, që duan integrimin në Union.
“Sot përsëri u vërtetua se ideologjia e vetme e VMRO-DPMNE-së është bllokimi dhe izolimi, dhe këtë qytetarët pro-evropian as nuk do ta harrojnë as nuk do ta falin. Këtë bllokim të cilin ata aq shumë e kurthojnë, absolutisht nuk ka asnjë shkak që të ndodhë. VMRO-DPMNE tregoi se nuk kanë asnjë argument, se nuk kanë ide për diskutim dhe se nuk debatuan. Me lehtësim të madh ata tregojnë se janë të gatshëm ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të qytetarëve vetëm për qëllime personale, e kundër një jetese më të mirë dhe më të prosperuar për qytetarët dhe realizimin e qëllimit strategjik, anëtarësimin e plotëfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në BE. Nëse ata nuk dinë të debatojnë dhe të argumentojnë brenda vendit, atëherë si mundet të presim se do të argumentojnë dhe debatojnë jashtë me bashkësinë ndërkombëtare. Është shumë e qartë se qëllimi i tyre nuk është të negociojnë marrëveshje të re, është shumë e qartë se qëllimi i tyre është të bllokojnë dhe të shpëtojnë karrierat e tyre personale dhe prandaj nuk ka më hapësirë për manipulim nga ana e VMRO-DPMNE-së” – u shpreh Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
