Liga e Konferencës “flet” shqip, 3 ekipe në “Play-Off”
Struga pasi fitoi ndeshjen e parë 3-1 përballë luksemburgasve të Hesperange....

Struga pasi fitoi ndeshjen e parë 3-1 përballë luksemburgasve të Hesperange, në transfertë shqiptarët e kishin më të vështirë. Që në minutën e 15-të të besuarit e Shpëtim Duros mbetën me 10 lojtarë, pasi Radeski u ndëshkua me të kuq.
Por vetëm pas 2 minutash ishte Ibraimi që i solli avantazhin Strugës pavarësisht disavantazhit numerik.
Edhe pse ekipi kundërshtar përmbysi 2-1, nuk mjaftoi për të eleminuar Strugën. Ekipi i Shpëtim Duros është për herë të parë pjesë e fazës “Play-Off” në një kompeticion europian.
Në fund pati festë, me “armatën” e strugane që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve.
Ballkani ka triumfuar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Linkolnit duke kaluar në fazën play-off të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në favor të Ballkanit. Dueli u zhbllokua në minutën e 48′ falë një supergoli të Korenicës.
Më pas Kuç dyfishoi shifrat në të 64-ën. Ndërsa vendasit shkurtuan diferencën në të 66′.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Zyba shënoi të tretin përpara se arbitri ti binte bilbilit për të mbyllur duelin. Kështu kampionët e Ilir Dajën kalojnë në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 1-5.
Partizani shkruan histoinë në Evropë, teksa për herë të parë shkon deri në fazën “Play-Off” të Conference League, duke mposhtur në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 Valmierën.
Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve.
Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë.
Kështu Partizani mbërrin në Play-Off të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.
