Maqedoni

Ambasadori, Xhes Bejlli, mbështet BFI-në për rehabilitimin e xhihadistëve

05.03.2015 16:54

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul ulema Sulejman Rexhepi, mori garanci për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje maksimale për projektin “Stop terrorit”...

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis-ul ulema Sulejman Rexhepi, mori garanci për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje maksimale për projektin “Stop terrorit” nga ambasadori amerikan, Xhes Bejli, gjatë takimit të sotëm në objektin e Bashkësisë Fetare Islame.
 
“Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, premtoi se do të vazhdojë me punën atje ku paraardhësi i tij i ka lënë tragjet e fundit, ai do të vazhdojë më tutje në frymën e bashkëpunimit të mirëfilltë me gjitha subjektet këtu në vendin tonë dhe sidomos me BFI-në do të ketë bashkëpunim të mirëfilltë, ndërsa njëherit edhe ne i garantuam se gjithmonë do të japim kontributin tonë në të gjitha sferat pa kurrfarë problemi”- deklaroi kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
Kjo ishte vizita e parë në institucionin e Bashkësisë Fetare Islame e ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, pas ardhjes në krye të detyrës.
 
ERSAN PAJAZITI