Kompletohen përballjet e fazës së “Play-Off”-it në Ligën e Konferencës

18.08.2023 19:34

Kompletohen edhe përballjet e fazës së “Play-Off”-it në Ligën e Konferencës. Pas zhvillimit të ndeshjeve të kthimit kemi mësuar edhe dyshet e fazës së “Play-Offit”, në të cilat përpos Strugës, do të luajnë edhe Ballkani e Partizani…

Struga Trim Lum, do të luajë për herë të parë në fazën “Play-Off” të një kompeticioni Europian. Në këtë fazë të garave struganët do të laujnë  me Breidablik nga Islanda.

Skuadra e Partizanit, do të luajë për herë të parë në fazën “Play-Off” të një kompeticioni Europian. Kampionët e Shqipërisë, eliminuan mbrëmjen e enjtës letonezët e Valmieras, teksa në fazën “Play-Off” do të ndeshen me Astanën, skuadrën kampione të Kazakistanit.

“Demat e kuq” e luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

Ballkani i Suharekës, që mbrëmjen e kaluar eliminoi Linkolnin nga Gjibraltari, në fazën tjetër ka peshkuar BATE-n e Borisovin, kampionët e Bjellorusisë që në raundin e parë të Champions-it eliminuan Partizanin e Tiranës.

Ndeshja e parë e “Play-Off”-it do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Kualifikim dramatik, Legia e Varshavës. E cilla falë golit të Muçit, që në lojë u inkuadrua në minutën 90+4, arritën të siguronin kualifikimin në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës. Në këtë fazë do përballen me danezët e Mitjiland.

Ndeshjet e para në program janë me 24 ndërsa to të kthimit me 31 gusht.


LIGA E KONFERENCËS

Struga TL - Breidablik

Astana - Partizani

Ballkani –   BATE Borisov

Legia - Midtjylland

Lille - Rijeka

Fenerbahçe - Twente

Dinamo Kijev – Beshiktash