Lufta në Ukrainë, Kuleba: Do të çlirojmë territoret tona
Ushtria e Ukrainës do të çlirojë të gjithë territorin e pushtuar....

Ushtria e Ukrainës do të çlirojë të gjithë territorin e pushtuar nga forcat ruse, pavarësisht se sa kohë duhet, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke shtuar se kjo ishte dëshira e popullit ukrainas.
"Qëllimi ynë është fitorja, fitorja në formën e çlirimit të territoreve tona brenda kufijve (të Ukrainës) të vitit 1991. Dhe ne nuk na intereson sa kohë do të zgjasë.Për sa kohë që populli ukrainas e ndajnë këtë qëllim, qeveria ukrainase do të lëvizë krah për krah me popullin e vetë”. – tha Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
NATO: Për negociata vendos Ukraina
Nëse do të këtë negociata për paqe për zgjidhjen e konfliktit, kjo është në dorën e Ukrainës që të vendosë nëse kushtet janë të duhurat për t’iu bashkuar çdo negociate pas nisjes së pushtimit nga Rusia, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Janë ukrainasit, vetëm ukrainasit që mund të vendosin nëse ka kushte për negociata, kush mund të vendosë gjatë negociatave si dhe cila do të jetë një zgjidhje e pranueshme. Detyra jonë është t'i mbështesim ata. Ajo që mund të arrijë Ukraina rreth tryezës së negociatave varet tërësisht nga forca e saj në fushën e betejës. Pra, sa më të fortë të qëndrojnë në terren , aq më shumë ka gjasa që ne të mund të arrijmë një zgjidhje të pranueshme të negociuar rreth tryezës së negociatave." – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Deklarata e shefit të NATO-s vjen pasi, shefi i stafit të tij, Sian Jenssen, deklaroi se Ukraina në fund ndoshta do t’i japë territor Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Jenssen më vonë deklaroi se i vjen keq për komentet e bëra.
Në samitin e fundit të NATO-s, të mbajtur muajin e kaluar, aleanca tha se do t’i dërgojë ftesë Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës “kur shtetet anëtare të pajtohen se janë plotësuar kushtet”.
Mijëra trupa ukrainase po stërviten nga partnerët perëndimor të Kievit dhe Ukraina varet shumë nga furnizimet me armatime nga Perëndimi në luftën e saj kundër Rusisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
