Rexhepi prezantohet te Dinamo e Tiranës

18.08.2023 20:30

Portieri shkupjan, Bekim Rexhepi....

Portieri shkupjan, Bekim Rexhepi do të vazhdojë qëndrimin e tij në Superioren e Shqipërisë. Rexhepi, është prezantuar te skuadra e Dinamos nga Tirana.

“FC Dinamo i uron suksese Rexhepit me fanellën e tij të re.”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Tirana, e cila sivjet ndryshoi emrin dhe selinë.

Në  kampionatin shqiptar shkupjani 26- vjeçar, ka debutuar fillimisht me ekipin e Skënderbeut, ku kishte shkuar si huazim nga Shkëndija e Tetovës, ndërsa në sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Partizanit. 

Me këtë skuadër Rexhepi, doli kampion. Me skuadrën e Skënderbeut dhe atë të Partizanit, gardiani Rexhepi ka regjistruar gjithsej 70 ndeshje.