Botërori i atletikës, Maqedonia e V. vetëm me një atlete

18.08.2023 20:51

Atletët më të mirë të globit nga e shtuna....

Atletët më të mirë të globit nga e shtuna do ti nisn garat e tyre në kampionatin botëror, që përbën njëkohësisht edhe ngjarjen më të rëndësishme të këtij sporti për vitin 2023.

Maqedonia e Veriut  në Kampionatin botërorë të atletikës  që do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga data 19 deri më 27 gusht, do të prezantohet  me  maratonisten  Ardijana Pop Arsova,  e cila  do të garon me datë 26  gusht.

Siç bëhet e ditur, stadiumi do të ndërtohet në bregun lindor të lumit Danub, me një kapacitet prej 40.000 spektatorë për kampionatin, e që mund të reduktohet në 15.000 për ngjarjet e ardhshme sportive.

Hungarezët besojnë se Kampionati Botëror i Atletikës do të jetë ngjarja më e madhe sportive në histori, jo vetëm të vendit të tyre, por edhe të Evropës Qendrore.

Rreth 2000 atletë nga më shumë se 200 shtete do të marrin pjesë në Botëror, dhe gara do të ndiqet nga qindra mijëra tifozë  dhe më shumë se një miliard shikues në ekranet televizive.

Budapesti më parë ka organizuar Botërorin në Atletikë në sallë dhe Kampionatin Evropian në të hapur.