Botërori i femrave, FIFA me qarkullim rekord 520 milionë euro
Botërori në Australi dhe Zelandë të Re, që po transmetohet në servisin publik të Maqedonisë së Veriut, po shkon drejt fundit të tij. Këtë fundjavë do të luhen dy ndeshjet e fundit, FIFA ka bërë publike se ky është botërori më i mirë i femrave dhe se ka një qarkullim të mjeteve prej 520 milionë euro...

Kupa e Botës për femra në Australi dhe Zelandë të re ndihmon FIFA-n të këtë një qarkullim rekord sa i përket futbollit të femrave prej 520 milionë euro. Lajmin pë këtë qarkullim të parave e bëri numri një i FIFA-së.
“Kupa e Botës për Femra 2023, më e madhja dhe më e mira e të gjitha kohërave, ka gjeneruar më shumë se 520 milionë euro të ardhura.”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Nuk humbëm para dhe kjo është ngjarja e dytë sportive që sjell më shumë para, përveç Kupës së Botës për futbollistët.”, tha ai.
Shkurtin e kaluar, FIFA njoftoi të ardhura rekord për ciklin 2019-2022 prej rreth 7.6 miliardë dollarë, 18 për qind më shumë nga periudha e mëparshme.
Infantino mbrojti idenë për të zgjeruar Kupën e Botës për femra në 32 ekipe kombëtare.
Deri më tani, 24 prej tyre kanë marrë pjesë në kampionatet e futbollisteve.
Edicioni i nëntë i Kupës së Botës shënoi shfaqjen e kombeve të reja, si Xhamajka, Maroku dhe Afrika e Jugut, të cilët arritën për herë të parë në fazën eliminatore. FIFA gjithashtu trefishoi ndarjen e mjetefe financiare në krahasim me edicionin 2019 në Francë, duke e çuar çmimin në 135 milionë euro, dhjetë herë më shumë se për Kupën e Botës 2015 në Kanada.
Spanja dhe Anglia do të luajnë për herë të parë në finale të dielën në Sydneit.
