Botë
Lufta në Ukrainë, FMU: Kemi rrëzuar 15 dronë rusë
19.08.2023 14:08
Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë sulmit të 18 gushtit. Forca Ajrore e Kievit thonë se17 dronët Shahed....

Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë sulmit të 18 gushtit. Forca Ajrore e Kievit thonë se17 dronët Shahed, të prodhuar në Iran, u përdorën në sulmin ajror rus, por nuk specifikoi se çfarë ndodhi me dy të tjerët.
Forcat ruse "sulmuan nga veriu me dronë pa pilotë, të tipit ‘Shahed-136/131’. Gjithsej 17 dronë sulmues u lëshuan nga rajoni i Kurskut", tha Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.
Mbrojtja ajrore u aktivizua në "rajonet veriore dhe qendrore, si dhe në rajonet perëndimore".
“Pesëmbëdhjetë dronë të armikut u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e Forcës Ajrore në bashkëpunim me sistemet e mbrojtjes ajrore të përbërësve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha ajo.
Të premten, Rusia tha se forcat e saj i shkatërruan dronët ukrainas që synonin Moskën dhe flotën e saj të Detit të Zi.
