Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE: Nuk i miratojmë për asnjë çmim
19.08.2023 14:31
Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski ripërsërit se nuk ka asnjë çmim që në këmbim do ta bindte partinë e tij...

Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski ripërsërit se nuk ka asnjë çmim që në këmbim do ta bindte partinë e tij t'i votojë ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar. Zgjidhja e vetme sipas tij janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të cilat thotë se ka pritur nga dita e djeshme veçmë të del një funksionar qeveritar dhe të ulet me ta për t'u dakroduar mbi zgjedhjet. Ndërsa, për kornizën negociuese, Mickovski fajëson edhe evropianët për siç thotë, nuk e konsultuan aspak partinë e tij dhe popullin maqedonas.
“Nuk ka çmim në bazë të së cilës do t'i pranonim këto ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar, dhe, nuk duhet të shpenzohet kohë e asnjë sekondë më tepër për këtë çështje. Problemi ekziston dhe po, duhet të gjendet dalje. Ose, për atë që shpesh disa e parashtrojnë si pyetje: Çka do të bëjë VMR-DPMNE-ja? Zgjidhja e vetme, e vetmja zgjidhje e logjikshme janë zgjedhjet... Vijat tona të kuqe dhe lufta jonë për garancë në raport me çështjen me Bullgarinë janë të qarta. Do të ofrojmë zgjidhje të drejtë që do t'i ruajë, mbrojë dhe përparojë interesat e Maqedonisë.”, kryetar i VMRO-së Hristijan Mickovski.
LSDM: Punojmë në tërheqjen e bllokadës
Nga LSDM-ja i bëjnë thirrje popullit që të bëhet vigjilent dhe të kuptojë se ideologjia e vetme e VMRO-së dhe të së Majtë, është bllokimi i eurointegrimeve. Si front evropian këmbëngulin se nuk do të zbrapsen nga aspirata për t'iu bashkuar familjes evropiane.
“Pamë se Mickovski është sikur Nikolla Gruevski. Edhe ai dëshiron ta çojë prapa shtetin edhe për 11 vjet, vetëm për kolltukun e tij në pallatin e bardhë. Por qytetarët duhet ta dinë se papërgjegjësia dhe mospasja e kapacitetit shtetëror të DMMNE-së dhe Mickovskit, nuk do ta kthejë e as dekurajojë koalicionin pro evropian, udhëhequr nga LSDM-ja. Si parti përgjegjëse dhe shtetformuese do të bëjëm çmos që në javët e ardhshme ta depërtojmë bllokadën.”, tha Nenad Kociç, LSDM.
Të premten kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ndërpreu senacën në orët e pasditës, pa bërë me dije se kur do ta thërrasë vazhdimin e saj.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
