Maqedoni
“Vrasje në Tetovë”, “Brako” hedh posht pretendimet në film
19.08.2023 14:56
Kompania “Brako” që ka ndërtuar spitalin modular në Tetovë, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet në emisionin “Vrasje në Tetovë”...

Kompania “Brako” që ka ndërtuar spitalin modular në Tetovë, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet në emisionin “Vrasje në Tetovë”, të cilët përgjegjës për zjarrin e gjejnë edhe këtë kompani. Prej atje thotë se të gjitha spitale modulare të ndërtuara nga kjo kompani në kohë pandemie, i kanë plotësuar standartet nga projekti i Bankës Botërore dhe në pajtim me dokumentacionet e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
“Të gjitha 19, të ashtuquajturat splitale modulare, "Brako" i ka ndërtuar sipas standarteve të shkruara në projektin e Bankës Botërore dhe dokumentacionit të njësisë projektuese të Bankës Botërore dhe Minsitrisë për Punë dhe Poltikë Sociale: llojin e materialit, izolimet, instalimet, orarin e hapsirës, ndarjet, laboratoret dhe të tjerat, pa asnëj lëshim teknik nga drafti i fitoi "Brako", për të cilat ekzistojnë certifikate, dokumente të pranimit, procesverbale të nënshkruara dhe të gjitha dëshmitë e tjera të vërtetuara.”, - thuhet në komunikatën e kompanisë "Brako".
Shtojnë se ata janë përgjegjës vetëm për pjesën e ndërtimit të spitalit, ndërkaq pas pranimi-dorëzimit, tujte asgjë s'ka qenë në kompetencë të tyre, përfshirë përdorimin apo menaxhimin e spitalit. Ndërkohë akuzojnë ekipin hulumtues të IRL-së se i kanë ofruar ndihmë prokurorisë që të krijojë rast kundër firmës Brako. Që IRL të bëjë një film të rrejshëm, duhej t'i shpallte të paaftë, joprofesional, të shitur dhe të pamoralshëm, të gjitha organet komptente, institucionet dhe personat profesionist, konkludohet në komunikatën e firmës Brako.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
